Lajmet e fundit

Manchester United raportohet se ia ka vënë syrin zëvendësimit të David de Geas, në rast se spanjolli vendos të largohet nga "Old Trafford".
Portieri është lidhur me një transferim te Real Madridi, dhe në rast se kjo ndodh, atëherë gazetari Duncan Castles beson se Djajtë e Kuq do të provojnë ta marrin portierin e Lille, Mike Maignan.
"Lojtari në fjalë është Mike Maignan, portier te Lille, i cili sapo është votuar portieri më i mirë në Ligue 1 për performancat e tij në kampanjën e tyre ku ata përfunduan të dytët", ka thënë Castles për The Transfer Window.