Lajmet e fundit

Manchester United i ka dhënë fund serisë së keqe prej tre barazimesh radhazi.
Djajtë e Kuq fituan si mysafirë të Evertonit me rezultat 0:2, në xhiron e 22-të të Premier Ligës.
Së pari Paul Pogba asistoi për Anthony Martial në minutën e 57-të, ndërsa Jesse Lingard vulosi fitoren e United-it në minutën e 81-të.
Edhe në golin e dytë, për asistim u përkujdes Pogba.
Pas kësaj fitoreje, United kthehet në pozitën e dytë me 47 pikë, dy më shumë se Chelsea në pozitën e tretë, por kampionët në fuqi kanë një ndeshje më pak se United.