Lajmet e fundit

Gjasat e transferimit të Paulo Dybala-s te Manchester United janë rritur më shumë pas vendimit të Paris Saint-Germain që të mos e provojë transferimin e tij, sipas The Mirror.
PSG u tërhoq nga një transferim i mundshëm i argjentinasit gjatë verës, e Djajtë e Kuq janë ata që po presin menjëherë pas tyre, pas kërkesës së Jose Mourinho-s për përforcime në fazën e sulmit.
United po ashtu raportohet se po e monitoron Antoine Griezmann-in, ndonëse interesimi i Barcelonës për francezin mund të bëjë që United ta kthejë vëmendjen sërish vëmendjen kah Dybala.