Lajmet e fundit

Ish-portieri i Chelseas, Carlo Cudicini ka thënë se Jose Mourinho është një trajneri i madh dhe se do të ishte shumë i përshtatshëm për ta drejtuar Manchester United.
Portugezi ka qenë shumë i përfolur kohën e fundit se do ta zëvendësoj holandezin Louis Van Gaal në pozitën e trajnerit të skuadrës nga Old Trafford.
“Është trajner i madh dhe për një skuadër si United do të ishte më se i përshtatshëm. Nuk e di nëse një gjë e tilla mund të ndodhë ndonjëherë ose jo”, ka thënë Cudicini, transmeton Klan Kosova.