Lajmet e fundit

Danny Rose i Tottenham Hotspur mbetet cak i Manchester United, raporton mediumi anglez Evening Standard, përcjell Klan Kosova.
Përfaqësuesi i Anglisë nuk po gjen minutazh të mjaftueshëm që prej rikthimit të tij nga një lëndim i rëndë në gju, dhe Jose Mourinho në anën tjetër është vënë në kërkim të një mbrojtësi.
Për më tepër, thuhet që portugezi është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat për Matteo Darmian dhe Luke Shaw para fillimit të stinorit të ri.
Përpos ardhjeve të reja në mbrojtje, nga ish-trajneri i Chelseas pritet të ndërmerret edhe një pastrim në këtë repart.