Lajmet e fundit

Manchester United e kanë emëruar Ole Gunnar Solskjaer si trajner permanent të skuadrës duke ia dhënë një kontratë trevjeçare.
Kjo marrëveshje erdhi pas rezultateve pozitive të arritura nga ish-lojtari i këtij klubi i cili nga dhjetori ishte në krye të këtij klubi si trajner i përkohshëm.
"Nga dita e parë që kam arritur jam ndjerë si në shtëpi në këtë klub të veçantë", ka thënë Solskjaer".
"Ka qenë një nder të jem lojtar i Manchester United-it, dhe pastaj ta filloj këtu karrierën time të trajnerit".
"Muajt e fundit kanë qenë një përjetim fantastik dhe dua që t'i falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin për punën që e kemi bërë deri tash".
"Kjo është puna të cilën gjithmonë kam ëndërruar ta bëj dhe jam përtej i ekzaltuar që kam mundësinë ta udhëheqë klubin në një afat të gjatë, dhe me shpresën që të sjell suksese të vazhduara të cilat fansat tanë i meritojnë".