Lajmet e fundit
'Djajtë' kanë mposhtur 'Spurs' me rezultat minimal.

Manchester Untied e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League duke mposhtur, në Old Trafford, Tottenham Hotspurin me rezultat minimal 1-0.
Të dy skuadrat e nisën ndeshjen duke respektuar kundërshtarin dhe duke kontrolluar gjysmë-fushat respektive.
Kjo deri në minutën e 22-të, kur Walker shënoi autogol duke i dhënë Unitedit epërsinë.
Nga ky moment Spurs nuk mundën të gjejnë ritmin e lojës, pasi kishin frikë se mos pësonin sërish dhe luanin kryesisht në pjesën e tyre të fushës.
Rastet nga të dyja palët nuk munguan, por nuk ishin aq serioze.
Kështu, Manchester United arkëton tre pikë dhe nisë më mbarë se sezonet e fundit kampanjën në Premier League.