Lajmet e fundit

Sulmuesi Alvaro Morata, duket se është shumë afër largimit nga Real Madrid.
Janë Manchester United dhe Milan që kanë rritur edhe më shumë interesimin për spanjollin, derisa Chelsea ka kthyer sytë kah Romelu Lukaku.
Të dy gjigantët t futbollit kanë shansin që ta sigurojnë kartonin e Morata, nëse paguajnë 70 milionë funta, transmeton Klan Kosova.
Largimi i Moratta nga Los Blancos ka të bëjë me mosdhënien e hapësirës së duhur edhe pas riblerjes së tij nga Juventus.