Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka qenë në kontakt me Gianluigi Donnarumma-n në mënyrë që ta nënshkruajë me të, pohon Don Balon, transmeton Klan Kosova.
Donnarumma shihet si zëvendësim i portierit, David De Gea, i cili dëshiron që të largohet verën e ardhshme nga Old Trafford, pas shtatë vjetësh te ky klub, ndërsa POaris Saint-Germain tani janë favoritë para Real Madridit për të nënshkruar me spanjollin, në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh.
Andaj, i frikësuar se mund ta humbë De Gean, Mourinho dëshiron që ta bëjë yllin e Milanit numër një në portën e Djajve të Kuq.