Lajmet e fundit
Thashethemet e fushatës së transferimeve kanë filluar thuajse tek secili klub dhe me lojtarë të pozicioneve të ndryshme.

Manchester United nuk janë ndryshe në këtë pikë dhe ndoshta për shkak të shumave të mëdha të parave në dispozicion të Louis van Gaal këtë verë, djajtë e kuqë janë lidhur me transferime të lojtarëve jashtë normales.
Njëri nga emrat që është përmendur më së shumti që mund të transferohet tek United është mbrojtësi i Valencisa, Nicolas Otamendi.
Mbrotësi ka qenë target iklubit që nga janari, me një ofertë të refuzuar në dimër.
Otamendi ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove e cila përafërsisht barazohet me shumën prej 36 milionë funteve dhe dyshohet se klubi nga La Liga do të heqë dorë nga taksa që nevojitet të paguhet për një transferim të jashtëm.
Aktualisht Manchesteri duket i gatshëm të paguajë shumën që kërkohet por janë duke bërë përpjekje të arrijnë marrëveshje nën shumën e kërkuar me ndihmën e Jorge Mendez një figurë influencuese për dy klubet nga Old Trafford dhe Mestalla.
United do të tentoj ta transferoj mbrojtësin brenda kësaj jave.