Lajmet e fundit

Manchester United është gati që të luftojë me rivalin lokal, Manchester City , për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Jorginhos, sipas The Mirror.
Më herët gjatë kësaj jave, Goal kishte raportuar se City ishte afër arritjes së një marrëveshjeje për përfaqësuesin e Italisë.
Sidoqoftë, Djajtë e Kuq ende po shpresojnë që mund ta transferojnë futbollistin e lindur në Brazil.
Çfarëdo marrëveshje për yllin e Serie A besohet se do të kushtojë diku rreth 50 milioën funte.