Lajmet e fundit
Manchester United ka barazuar me rezultat 1 me 1 kundër rivalëve Arsenal. Londinezët kanë ruajtur vendin e tretë që çon në Ligën e Kampionëve direkt.

Ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1 me 1, derbi anglez në mes të Manchester United dhe Arsenal-it.
United ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e mesfushorit spanjoll Ander Herrea në minutën e 30-të.
Gjithçka po shkonte në favor të Djajve të Kuqë, por në minutën 82-të mbrojtësi Tyler Blackett shënoi autogol për të barazuar shifrat, transmeeton Klan Kosova.
Arsenal mbetet në vendin e tretë me 71 pikë, kurse United ka lëshuar shansin për të kaluar londinezët duke mbetur përsëri 2 pikë prapa.