Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë të pavendosur për atë që duan të bëjnë me portierin e ri të talentuar, ndaj i kanë vënë çmimin, në mënyrë që të jetë i gatshëm edhe për shitje

Manchester United i ka vënë çmimin prej 7 milionë eurosh gardianit Sam Johnstone që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Aston Villa.
Johnstone pritej të mbetej pa kontratë në fund të edicionit, por United ka përdorur klauzolën që e mban lojtarin të lidhur për skuadër edhe një vit.
Megjithkëtë zhvillim, e ardhmja e tij në Old Trafford është e paqartë, meqë Djajtë e Kuq po e shqyrtojnë seriozisht shitjen e tij.