Lajmet e fundit
Gjiganti anglez po synon të bëjë blerje të madhe nga kampioni i Gjermanisë, me dy yjët e bavarezëve që për një kohë të gjatë janë të lidhur me largim nga Allianz Arena

Manchester United është duke shikuar mundësitë për një blerje të dyfishtë nga Bayern Munich, të sulmuesit Robert Lewandowski dhe mesfushorit Thiago Alcantara.
Dyshja ka kohë që është e lidhur me një largim nga gjiganti i Bundesligës, ndërsa United kërkon me ngulm ta blejë një mesfushor të kalibrit të lartë gjatë këtij afati kalimtar.
Djajtë e Kuq janë munduar ta bindin spanjollin Thiago të kalojë në Old Trafford para se të shkonte në Allianz Arena, ndërsa Jose Mourinho ka kohë që pëlqen lojën e Robert Lewandowski.
Tekniku portugez ishte munduar ta transferonte për ta pasur nën urdhrat e veta polakun edhe sa drejtonte Chelsea dhe Real Madrid, por pa sukses.