Lajmet e fundit
Manchester United nuk pranon as oferta për shitjen e Angel Di Maria, megjithë interesimin e madh të Barcelonës e Bayern Munchenit.

Angel Di Maria është një nga yjet që është vënë në shënjestër të Bayern Munchen e Barcelona këtë afat kalimtar.
Por, Manchester United insiston se mesfushori nuk është në shitje, megjithëse nuk ka treguar lojë të mira pas transferimit nga Real Madrid për 75 milionë euro.
Di Maria për momentin është i angazhuar me kombëtaren e Argjentinës në Copa America, ku është duke u vëzhguar me kujdes nga skautët e Bayern Munchen.
Por, sipas gazetave të ishullit, United nuk e ka ndërmend as të dëgjojë ofertat për numrin shtatë.