Lajmet e fundit

Trajneri i Ajaksit, Alex ten Hag, vijon të jetë cak i Manchester United-it, sipas Sky Sports.
Djajtë e Kuq janë në kontakt me holandezin, dhe thuhet se tashmë është bërë një ofertë formale.
Kontrata aktuale e Ten Hagut përfundon më 2023, mirëpo United-i po shpreson në raportet e mira me ish-portierin e këtij klubi, Edëin van der Sar, i cili punon si shef ekzekutiv te Ajaksi.
Djajtë e Kuq janë dëshpërueshëm në kërkim të një trajneri të ri që nga shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaerit në fund të vitit të kaluar.