Lajmet e fundit

Manchester United dhe Manchester City po luftojnë për transferimin e mbrojtësit të West Brom, Jonny Evans, sipas Daily Mirror.
West Brom po përgatitet që ta shesë kapitenin e vet këtë muaj, nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re, dhe Djajtë e Kuq raportohet se janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë funte për ta rikthyer Evans-in në Old Trafford.
Arsenal po ashtu po e monitoron situatën, ndonëse Evans thuhet se preferon një kalim në Manchester.