Lajmet e fundit

Manchester United ka barazuar si mysafir i Southampton në ndeshjen e vlefshme për Premier Ligë.
Rezultati përfundimtar ishte 0:0, edhe pasi që nikoqirët humbën një mundësi të artë për ta fituar ndeshjen por dështuan të shënojnë nga pika e bardhë përmes Gabbiadinit në minutën e 6-të.
Djajt e kuq kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve përmes pozitës pozicionimit në pozitën e katërt pasi që tani gjenden shtatë pikë larg Liverpoolit që mban këtë pozitë, një javë para fundit të kësaj gare.
Shpresat e vetme për biletën që dërgon në Ligën e Kampionëve, Manchester i ka në finalen e Europa Ligës ku do të ndeshet me Ajax.