Lajmet e fundit

Pas krizës së cilës e ka kapluar Manchetser United, për pozitën e portierëve, drejtuesit e klubit janë duke menduar që të bëjnë një ofertë shokuese, për Keylor Navasin e Real Madrid.
Pas ardhjes së Romeros, Van Gaal dëshiron që të sjell zëvendësuesin e tij, i cili thuhet se do të jetë Navas.
Portieri nga Kosta Rika ka qenë i lidhur edhe me Arsenalin, por që një transferim i tij te Gunners nuk do të ndodh pas blerjes së Cech.
Nëse ndodh transferimi i tij në United, thuhet se do të jetë transferimi i sezonës, transmeton Klan Kosova.