Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq e kanë fituar me rezultat bindës ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të garës më elitare të futbollit europian për klube

Manchester United ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj CSKA Moscow, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për Unitedin i realizuan Romelu Lukaku (2), Henrikh Mkhitaryan dhe Anthony Martial, ndërsa të vetmin gol për rusët e shënoi Konstantin Kuchaev.
Pas kësaj fitoreje United mban pozitën e parë në Grupin A me gjashtë pikë, i ndjekur nga Basel dhe CSKA Moscow me 3 pikë, ndërsa Benfica mbete në vendin e fundit me zero pikë.