Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë të interesuar në transferimin e mbrojtësit kolumbian, por që operacioni të kryhet përgjigjen kërkojnë ta marrin brenda kësaj dite

Manchester United ka bërë ofertë prej 40 milionë eurosh për Yerry Mina, ndërsa kërkon përgjigje përfundimtare nga mbrojtësi brenda ditës.
Jose Mourinho do që të nënshkruajë me një qendërmbrojtës dhe ka akord me Toby Alderëiereld, por kjo do të thotë që Tottenham duhet ta zëvendësojë atë me një tjetër blerje.
Pasi është tërhequr nga njëfarë marrëveshje për Mina më parë, United tani është kthyer me një ofertë të re dhe kërkon përgjigje të shpejtë nga kolumbiani.