Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Real Sociedad në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
“Djajtë e Kuq” barazuan në ndeshjen e parë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e ardhshme.
Ishte Joshua Zirkzee, që i kaloi mysafirët në epërsi me gol në minutën e 57-të, pas asistit nga Alejandro Garnacho.
Por, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Mikel Oyarzabal, që shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” do ta kenë përkrahjen e tifozëve.
Kjo lojë u transmetua drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të Artmotion, me komentimin e Arlind Sadikut.
Pos kësaj ndeshje në Europa League, u luajtën edhe tri ndeshje tjera.
Az Alkmarr e mposhti Tottenhamin me rezultat minimal 1:0.
Steaua e Bukureshtit u mposht nga francezët e Lyonit me rezultat 1:3.
Derisa Glasgow Rangers ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, fitoj me rezultat 1:3 ndaj Fenerbahçes./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.