Lajmet e fundit

Manchester United është duke përgatitur kompletimin e dokumentacionit gjatë ditës së sotme për ta përfunduar transferimin e Rasmus Hojlund nga Atalanta, shkruajnë mediet angleze.
Kjo do të thotë se danezi do të bëhet pjesë e anglezëve në fillim të javës së ardhshme, me kontratë 5 vjeçare, deri në qershor të vitit 2028.
Ndërsa Atalanta do t'i përfitojë 70 milionë euro nga kjo marrëveshje, përfshirë edhe bonuset.