Lajmet e fundit
Manchester United janë afër për të realizuar transferimin e brazilianit Felipe Anderson, i cili, nëse vjen, do të kushtojë 36.3 milionë funte.

Manchester United duket se do ta fitojë garën me klubet tjera për ta sjellë në skuadër yllin e Lazios, Felipe Anderson, transmeton Klan Kosova.
Që t’ia mbushin mendjen Anderson-it, djajtë kanë vendosur të paguajnë 36.3 milionë funte.
Mesfushori ka kaluar një sezon të mrekullueshëm këtë edicion me Lazion, duke shënuar 10 gola dhe shërbyer 7 të tjera.
Forma e tij e mirë sivjet ka bërë që ai të jetë traget edhe i klubeve si Chelsea e Paris St-Germain, por sipas Gazzetta dello Sport, United janë gati për të marrë pole-position, me shumën e ofruar, transmeton Klan Kosova.
Ardhja e Anderson varet shumë edhe nga fati i Angel Di Marias në Old Traford, nëse ai do të qëndrojë ose jo.
Nëse gjithçka shkon si duhet, Anderson bashkë me të ardhurin tjetër Memphis Depay do ta shfaqin një United të ri stinorin e ardhshëm.