Lajmet e fundit
Skudra e Manchester United është shprehur e gatshme që të dërgojë drejtë Real Madridit një ofertë zyrtarë për lojtarin spanjoll Sergio Ramos.

Zyrtarët e klubit të Djajve të Kuq raportohet se do të ofrojnë 50 milionë euro për Ramos, i cili ka refuzuar që të vazhdojë bisedimet me klubin e Los Blancos, kurse së voni është thënë se ka kërkuar edhe vet largimin.
Ramos ka thënë që të shqyrtohet çdo ofertë serioze për të nga klubi i Real Madrid dhe nëse ka ndonjë të tillë do të largohet.