Lajmet e fundit
Sipas mediave angleze Manchester United ka synim që ta transferojë yllin e Sevillas, Carlos Bacca. Shuma që përflitet është 30 milionë.

Skuadra e Manchester United duket të jetë skuadra më aktive për transferimin e futbollistëve.
Pasi vendosi që t’i mbaj në skuadër disa nga yjet, skuadra e Manchester United po shikon mundësinë që të përforcohet sidomos në repartin e sulmit.
Ekipi nga “Old Trafford” po synon që të transferojë sulmuesin e Sevillas, Carlos Bacca.
Këtë të fundit po e dëshiron edhe skuadra e Milanit.
Sipas mendve në ishull, Manchester United është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro sulmuesi që në finalen e Europa League ka shënuar dy gola.
Bacca është ndër lojtarët më të mirë te Sevilla dhe më këtë skuadër ai ka kontratë deri në vitin 2018.