Lajmet e fundit

Arritja e pozitës numër një të renditjes në botë nuk është e lehtë, vazhdon artikulli i UEJ-së.
"Numërimi mbrapsht për vitin e ri ka nisur Distria KRASNIQI e Kosovës. Në moshën 26-vjeçare, ajo mund të festojë vitin 2021 si ‘vitin e saj’, duke grumbulluar 6820 pikë deri në fund të tij, pas medaljes së artë olimpike nuk është asgjë më pak se e pabesueshme”, shkruan tutje ky Union.
Edhe pse numër një në botë për kategorinë -48 kg, Distria mori titujt e saj Olimpik, Evropian dhe Masters, dhe tashmë ka bërë kalimin në -52 kg gjatë Grand Slam-it në Baku.
Krasniqi i bashkohet bashkëlojtareve të saj dhe kampioneve olimpike Majlinda KELMENDI (2016) dhe Nora GJAKOVA (2021) në listën e heroinave të Kosovës.
Ekipi i Kosovës që nga dje ka edhe një arsye tjetër për të festuar si trajner, më Driton Kukën fitues të Çmimit të Arritjes së Trajnerëve.
