Në qytetin e Ferizajt UNICEF bashkë me Comoditën, po hapin një qendër e re, e cila në fokus ka zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.
Zyrtarja për zhvillim të fëmijërisë së hershme, Dafina Krasniqi, ka dhënë detaje mbi këtë program në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.
“Në fazën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme ne i referohemi viteve të para të jetës, që i quajmë edhe mundësia e artë e papërsëritshme për investime për zhvillimin e fëmijëve. Kjo ndikon në mirëqenie, zhvillim të fëmijëve, por ndikojnë edhe në të ardhmen e një vendi”, tha Krasniqi.
“Në këto programe përfshihet shëndeti i fëmijëve, shërbimet e ndryshme për mirëqenien e prindërve e fëmijëve, për ushqyeshmërinë, edukimin e hershëm, në mbrojtjen e tyre që është tejet e rëndësishme”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=rHPDvcSyNmY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.