Lajmet e fundit

Legjenda e Brazilit, Pele ka thënë se ndjen që Lionel Messi është futbollisti më i mirë në kohën e tij, duke e thumbuar se ylli i Barcelonës është princi i futbollit.
Pele ishte emëruar “Mbreti” gjatë karrierës së tij, ndërsa ka thënë se Messi nuk është argjentinasi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë.
“Nëse unë jam mbreti, Messi ka qenë princi për këto 15 vjet”.
“Nuk mund ta thërras atë mbret, pasi ekziston vetëm një mbret. Besoj që Alfredo Di Stefano është futbollisti më i kompletuar i Argjentinës ndonjëherë, më i kompletuar se sa Maradona dhe Messi”, ka thënë Pele.
Ai ka shtuar se është i nderuar që ka luajtur në një epokë me Di Stefanon , transmeton Klan Kosova.