Lajmet e fundit
Ylli i ri brazilian ka thënë se shpreson që duke nisur nga edicioni i ri ai do të luajë në fanellën e bardhë bashkë me asin e Paris Saint-Germain

Vincius Junior beson se tek Real Madrid nga edicioni i ri do të luajë krah bashkëkombasit të tij, Neymar.
Talenti që në korrik mbush 18 vite, ku edhe do t’i bashkohet Real Madridit, ka dhënë një intervistë interesante për The Guardian.
Në këtë intervistë ai është shprehur optimist se në Santiago Bernabeu do të luajë së bashku me asin e Paris Saint-Germain.
Real Madrid kohëve të fundit është lidhur shumë me transferimin e yllit të PSG-së, i cili verën e kaluar la Barcelonën për t’u transferuar në Francë.
“Me dëshirën e zotit, Neymar dhe unë do të luajmë së bashku në Real Madrid. Unë jam përkrahës i madh idesë që ai të vijë në Madrid sepse do të ishte ëndrra ime më e madhe të luajmë së bashku. Ai është idhulli im në futboll.” deklaroi super-talenti brazilian.