Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, e do bashkëvendësin e tij, Antoine Griezmann, te kampioni i Spanjës.
Futbollisti francez i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me katalunasit këtë të hënë, tha se sulmuesi i Atletico Madrid-it do të ishte i mirëseardhur në “Camp Nou”.
“Flas shumë me Griezmann-in por jo për këtë temë. Flasim për Playstation, për ushqim, për gjithçka por jo për këtë”, ka thënë Umtiti në një konferencë për shtyp.
“Ai është një lojtar shumë i mirë, dhe mund ta ndihmojë secilin ekip në botë. Nëse ai dëshiron që të vjen këtu, do të ishte fantastike”.