Lajmet e fundit

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Mike Johnson kritikoi presidentin Joe Biden.
Kjo pas paralajmërimit të Bidenit ndaj Izraelit që të ndërmarrë hapa për të adresuar krizën humanitare në Gaza ose të përballet me pasoja.
“Ultimatumet e presidentit duhet t’i shkojnë Hamasit, jo Izraelit”, tha Johnson në një postim në X.
"Hamasi i rezistoi një armëpushimi, solli gjakderdhje të panevojshme dhe refuzon të lirojë pengjet izraelitë dhe amerikanë”.
“Biden nuk duhet të nënvlerësojë aleatin tonë mes një kërcënimi ekzistencial duke kushtëzuar mbështetjen tonë," shtoi ai, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.