Ka mundur të mbetet me një futbollist më pak në start të ndeshjes.
Fidan Gerbeshi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në futbollistin e Ramiz Sadikut, porse me protestat që bëri ndaj gjyqtarit Ibërdemaj, rrezikoi për të kuqin.
Me tensioni filloi kjo përballje e javës së 9-të në Ligën e Parë të Grupit B të premten në Lipjan.
Rasti më i rëndësishëm në këtë përballje ishte ai i minutës 21, kur topi i Muratit u fut mes këmbëve të portierit Isufi për të shënuar në fund Tasholli.
Në pjesën e dytë, Ulpiana u kthye në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin, dhe këtë e arriti.
Disa tentime të Ramiz Sadikut shkuan huq e në fund Ulpiana fitoi 1 me 0.
Pas nëntë ndeshjeve, Ulpiana është liderë e Grupit B në Ligën e Parë me 19 pikë, kurse Ramiz Sadiku në vendin e shtatë me 9 pikë nga po aq përballje.
https://www.youtube.com/watch?v=HmyZrIpJijM&t=4s&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.