Lajmet e fundit

Çdo ekip që inkuadrohet në Superligën e futbollit të Kosovës, Artmotion i pajisë me abonime falas.
Kështu ka vepruar edhe me ekipin e Malishevës që u inkuadrua për herë të parë në Superligë, dhe Ulpianës që u rikthye pas shumë vitesh.
Drejtuesit e platformës i pajisen lojtarët dhe stafin me abonime.
Përveç abonimeve falas, klubet përfitojnë mijëra euro nga drejtat televizive që Artmotion i ka blerë nga FFK-ja.
Po ashtu, klubet mund të qasen në serverët e Artmtoion, për t'i shikuar e analizuar të gjitha ndeshjet e Superligës.
Të gjitha këto po vlerësohen lartë nga klubet të cilave ju është lehtësuar puna.