Lajmet e fundit

Ulpiana ka barazuar me Dritën 1-1, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Drita me Simonoskin në minutën e 27-të, me ketë rezultat minimal Drita e mbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Ulpiana e barazoi rezultatin me një super gol prej goditjes së dënimit, Qerimi në minutën e 56-të, me ketë rezultat përfundoi ndeshja.
Ulpiana pas këtij barazimi kalon në pozitën e tetë, me shtatë pikë pas nëntë ndeshjeve, teksa Drita mbetet në pozitën e katërt me 13 pikë. /Klankosova.tv./