Lajmet e fundit

Ulpiana ka marrë tre pikë të rëndësishme në betejën për inkuadrim në superligën e Kosovës ne futboll.
Ekipi nga Lipjani mposhti në udhëtim liderin e grupit B në Viva Fresh Ligën e Parë, Fushë Kosovën.
Ulpiana fitoi 3-0, me tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitore, Ulpiana kalon në pozitën e parë në Viva Fresh Ligën e Parë, grupi B, duke parakaluar Fushë Kosovën që ka një pikë më pak.