Lajmet e fundit

Në një intervistë ekskluzive për Metal Insider, kitaristi legjendar gjerman Uli Jon Roth, u pyet nëse ai ndonjëherë xhelozon për suksesin e përgjithshëm të rok bendit gjerman Scorpions, duke u bazuar në faktin që kitaristi Roth u largua kohë më parë nga ky grup.
Roth u përgjigj duke thënë se ai nuk është tip xheloz, ai gëzohet për çdo arritje që fitojnë Scorpions.
‘’Para se gjithash, unë nuk jam një person xheloz. Unë jam krenar për cdo hap të suksesit që Scorpions gëzojnë dhe unë mendoj që ata meritojnë cdo gjë të mirë. Megjithatë duket e qartë që grupi ishte më i fuqishëm kur ne punonim nga albumet e viteeve 70-ta. Ajo kohë ishte e përsosur’’, tha Uli Jon Roth, njofton Klan Kosova.
Roth ka pranuar gjithashtu se ai mori një drejtim tjetër me muzikën e tij nga ajo që Scorpions kanë bërë pas largimit të tij nga ky grup.
‘’Pasi u largova nga grupi unë injoroja të gjithë dicka që më bënte shumë të sigurt, por Scorpions janë të suksesshëm edhe pa mua’’.
Roth, gjithashtu bëri të ditur që nuk është mbyllur përfundimisht dera për një bashkëpunim në të ardhmen përsëri me rok bendin gjerman Scorpions, ai tha se është gjithnjë knaqësi të luash muzikën me djemtë që vijnë nga koha në kohë.
Sipas Metal Insider, kitaristi legjendar Roth, pohoi se kanë raporte të mira mes vete edhe pas largimit të tij nga bendi i njohur, këngët e të cilëve dëgjohen mjaft shumë edhe në ditët e sotme.
Roth ka shpalosur gjithashtu disa sekrete të karrierës së tij profesionale ku bëri të ditur që ështe duke planifikuar të publikojë edhe një DVD të re nga koncertet e tij me titull ‘’Tokyo Tapes Rivisited’’, njofton Klan Kosova.