Numri i vendeve të lira të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka regjistruar rënie gjatë muajit maj.
Byroja e Statistikave të Punës ka njoftuar se kjo rënie vjen pas një ngritjeje që ishte regjistruar muajin paraprak.
Hapja e vendeve të punës ra në 9.82 milionë në fund të majit, derisa në prill ajo kishte qenë 10.3 milionë, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.
Ekonomistët kanë projektuar e hapja e vendeve të punës do të binte në 9.935 milionë gjatë majit.
Sipas JOLTS numri i punësimeve të reja është rritur për 6.21 milionë nga 6.1 milionë, lënia e vendit të punës shënoi rritje në 4.01 milionë nga 3.77 dhe përjashtimet u ulën në 1.56 milionë nga 1.59.
Rezerva Federale ka shpresuar se do të ketë ngadalësi në tregun e punës, për shkak të një mosekuilibri midis kërkesës për punës dhe ofertës që mund të shkaktonte rritje pagash dhe në fund të shtohej presioni rritës ndaj inflacionit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.