Lajmet e fundit

Numri i fëmijëve të cilët kanë vdekur nga diarrea në tërë botën, ka rënë për një të tretën në periudhën 2005 dhe 2015.
Një studim i publikuar nga Lancent, ka thënë se qasja ne ujë të pastër dhe higjiena më e mirë janë çelësi i parandalimit të kësaj sëmundje.
Kështu më pak fëmijë, të cilët janë të kequshqyer, janë duke u infektuar.
Gjithashtu një ndikim pozitiv kanë pasur edhe vaksinat e reja.
Megjithatë, diarrea ende mbetet vrasësi i katërt më i madh tek fëmijët në tërë botën, me afërsisht 500,000 vdekje në vit, para se këta të arrijnë moshën pesëvjeçare.