Ekonomia e Britanisë së Madhe do të shkojë duke u rritur më ngadalë sesa paraprakisht.
Të dhënat parashikuese të qeverisë thonë se kjo do të ndodhë përgjatë dy viteve të ardhshme, pasi që inflacioni do të marrë kohë për të rënë.
Zyra Përgjegjëse e Buxhetit, ka thënë se ekonomia do të rritet prej 0.7 përqind gjatë 2024-ës dhe 1.4 përqind më 2025, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Kjo është më pak sesa parashikimi i muajit mars, prej 1.8 përqind dhe 2.5 përqind.
Zyra ka shtuar se norma e rritjes së çmimeve në Britani të Madhe nuk do të kthehet në normalitet deri më 2025, një vit më pas sesa pritshmëritë.
Kancelari Jeremy Hunt kishte thënë në parlament se “rritja ka qenë më e shpejtë sesa në zonën e euros” dhe tash ajo është “1.8 përqind më shumë sesa para pandemisë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.