Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, tha se Shqipëria mund të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm i Kosovës për të mundësuar anëtarësimin e saj në NATO.
“Ne e pamë sot, e tha edhe sekretari i NATO-s, Ukraina kurrë më afër NATO-s nuk ka qenë, kjo tregon se rreziku që po i kanoset Evropës nga Rusia. Ballkanit po i kanoset nga ‘Rusia e vogël’ – Serbia, tregon që ne kemi nevojë emergjente të afrohemi me NATO-n dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm i Kosovës”.
Ukshini mes tjerash tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, sidomos në fazat kur është në disa procese, ndër to ajo e integrimit evropian, dhe për aplikimin e këshillit të Evropës, dhe në procese të tjera.
Ai tutje në Info Magazine tha se është e mirë vizita në Kosovë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasanit.
“Unë mendoj që ardhja e tij në Prishtinë është mirë, sepse sikur ka pasur një zbehje të intensiteteve të vizitave, dukej sikur ka një përplasje ose të paktën një ftohje në kanalet diplomatike”.
Ish-ambasadori tutje tha se që nga 2008-ta – viti kur Kosova u shpall shtet i pavarur, pa marrë parasysh se kush ishte udhëheqës në Shqipëri, shteti shqiptar ka qenë i gatshëm për të ndihmuar Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=-c0iNF-3RDw
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.