Lajmet e fundit

Miti i Serbisë së Madhe në fakt është një imitim edhe i nacional-socializmit gjerman,” u shpreh Ukshini, duke shtuar se ndërtimi i miteve politike dhe historike është përdorur si mekanizëm për legjitimimin e synimeve hegjemoniste në Ballkan.Sipas tij, narrativa e viktimizimit ka qenë pjesë qendrore e politikës dhe historiografisë serbe, e cila, siç tha ai, është përdorur për të krijuar imazhin e viktimës dhe për të justifikuar veprime politike në rajon. Ukshini tha se kjo qasje nuk është e rastësishme, por pjesë e një strukture të gjatë ideologjike që, sipas tij, ka ndikuar në zhvillimet historike në Ballkan. Ai shtoi se ndryshe nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, e cila bëri një proces reflektimi mbi të kaluarën e saj, shoqëria serbe nuk ka kaluar në një fazë të tillë ballafaqimi, duke mbetur e ndikuar nga mite historike dhe narrativa nacionaliste. Për më shumë ndiqeni intervistën më poshtë: