Lajmet e fundit

Një grua është shtruar në spital pasi dronët rusë u lëshuan në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipro, tha në Telegram se Rusia synoi qytetin sot me katër dronë kamikaze dhe "tre herë me zjarr artilerie".
Një grua 44-vjeçare ka pësuar plagë me prerje dhe është dërguar në spital, tha ai.
Një hotel, një ndërtesë administrative dhe një objekt infrastrukture u dëmtuan gjithashtu, si dhe dy shtëpi private, disa makina dhe një linjë elektrike, shtoi Lysak.