Lajmet e fundit

Ushtria e Ukrainës tha të enjten se kishte sulmuar një depo artilerie dhe dy depo nafte në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të mërkurën në depon e naftës Atlas në rajonin jugor të Rostovit.
Ushtria tha se kishte sulmuar gjithashtu objektin e naftës Zenit në rajonin Kirov të Rusisë, rreth 1500 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën. Një depo e artilerisë fushore në rajonin rus të Voronezh u sulmua gjithashtu, thuhet në të njëjtin mesazh në aplikacionin Telegram.
Autoritetet ruse thanë të mërkurën që dronët ukrainas kishin shkaktuar një zjarr në një depo nafte në Rostov dhe nuk raportuan viktima, ndërsa guvernatori rajonal i Kirov, Alexander Sokolov tha se një sulm me dron në një depo të produkteve të naftës në qytetin Kotelnich nuk shkaktoi zjarr apo ndonjë viktima, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në Voronezh, i cili kufizohet me Ukrainën, guvernatori Alexander Gusev tha se mbeturinat nga një dron ukrainas kishin shkaktuar që një zjarr të shpërthejë "pranë objekteve shpërthyese", por ato nuk shpërthyen.
Kievi thotë se sulmet e tij synojnë të shkatërrojnë energjinë, transportin dhe infrastrukturën ushtarake kyçe për përpjekjet luftarake të Moskës, transmeton Klankosova.tv.
Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën 30-mujore të nisur nga pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj.