Ukraina thotë se mbetjet nga dronët e rënë nga sulmi i Rusisë gjatë natës në Kiev tregojnë se disa prej tyre janë ndërtuar në Kinë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, thotë se nuk ka "metaforë më të mirë" për mënyrën se si Rusia vazhdon të zgjerojë luftën e saj sesa duke përdorur armë iraniane dhe prodhues kinezë për të goditur objektivat ukrainase.
Ironia, shton Sybiha, është se ndërtesa e konsullatës kineze në Odesa ishte një nga vendet që pësoi dëme gjatë sulmeve të fundit ruse, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.