Lajmet e fundit

Një sulm i Ukrainës me raketa ka vrarë dy persona në Rusinë perëndimore ndërsa në një sulm të veçantë me dron i vuri flakën një rafinerie nafte në ditën e dytë të zgjedhjeve që po mbahen në Rusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Kievin se po përpiqet që t’i prish zgjedhjet ruse, teksa guvernatori i rajonit të Belgorodit ka raportuar për vrasjen e një burri dhe një gruaje, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pas sulmit, ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se duke pasur parasysh situatën aktuale, shkollat në pjesën më të madhe të Belgorodit do të mbyllen të hënën dhe të martën, ndërsa qendrat tregtare në Belgorod do të mbyllen të dielën dhe të hënën.