Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa lundruese Storm Shadow britanike me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.
Kjo ka ndodhur pas disa muajsh kërkesash nga Britania e Madhe për të marrë miratimin e SHBA-ve për përdorimin e këtyre raketave për sulme në territorin rus, transmeton klankosova.tv.
Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer, theksoi se zyra e tij nuk do të komentonte për çështje operative.
Zhvillimin e raportoi fillimisht bloomberg, duke cituar një zyrtar perëndimor të paemëruar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.