Dronë ukrainasë goditën dy qytete ruse të enjten në sulme që plagosën të paktën 16 persona, thanë autoritetet lokale, një ditë para samitit ShBA-Rusi mbi luftën në Ukrainë.
Trembëdhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, kur një dron goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tre civilë u plagosën në qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të atij rajoni, i cili postoi një video që duket se tregon një dron që godet një makinë në qendër të qytetit.
Kreu i rajonit të Volgogradit në Rusi tha se mbeturinat e rrëzuara nga dronët ukrainas kishin shkaktuar zjarr në një rafineri nafte.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.