Lajmet e fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Ivanovets - një anije e vogël luftarake - mori "goditje të drejtpërdrejta në byk" gjatë natës, pas së cilës u fundos, tha inteligjenca ushtarake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Inteligjenca ushtarake ka publikuar pamjet që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh.
Nuk ka asnjë fjalë për incidentin nga autoritetet ruse.
Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.