Lajmet e fundit

Një valë e re e forcave pushtuese ruse është frenuar nga kufiri pranë Kharkivit.
Ushtria e Ukrainës këtë e tha pasi forcat e Vladimir Putinit pretenduan se kishin pushtuar pesë fshatra.
Trupat e Moskës po mbaheshin në një "zonë gri" të kontestuar ushtarakisht, tha një zëdhënës i grupit të forcave Khortytsia për një televizion kombëtar, raporton The Telegraph.
“Armiku po mbahet në zonën gri dhe nuk po zgjerohet”, tha Nazar Voloshyn.
Ushtria ukrainase tha se përforcime u dërguan në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve dhe për të kufizuar përparimet e Rusisë pasi ajo filloi ofensivën e saj të re të premten.
“Për momentin, armiku vazhdon të bëjë presion në veri të rajonit tonë” ka thënë guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov.